Trump dhe Zelenski reagojnë për herë të parë pas takimit të tensionuar mes tyre

1 Min Read

Një takim me tone të larta ndodhi ditën e sotme mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Por këto përplasje u bënë shkak për anulimin e konferencës së përbashkët për shtyp të dy udhëheqësve si dhe tërheqjen e projektmarrëveshjeje mbi mineralet, mbi të cilët palët kishin rënë dakord pak ditë më parë.

Pas përfundimit të takimit, Trump ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, se “presidenti Zelensky nuk është gati për paqe, nëse në të përfshihet Amerika, sepse ai beson se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata”.

“Nuk dua avantazh, dua PAQE. Ai nuk i ka respektuar Shtetet e Bashkuara në Zyrën Ovale. Mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”, ka thënë mes tjerash Trump.

Zelensky, në anën tjetër, e ka falënderuar Amerikën për mbështetjen dhe për vizitën.

Share This Article
Leave a Comment