Greqia është përfshirë sot nga një grevë e përgjithshme, në nderim të 57 viktimave që humbën jetën 2 vjet më parë nga përplasja e 2 trenave ne Tempe.
Punonjës te sektorit publik dhe privat kane lënë punën dhe kane organizuar tubime ne te gjitha qytetet e Greqisë. Sipas mediave greke për sot janë paralajmëruar plot 244 tubime te sindikatave ne qytetet greke.
Protestuesit kërkojnë gjetjen dhe dënimin e përgjegjësve që shkaktuan aksidentin tragjik ku humben jetën 57 persona dhe u plagosen shume te tjerë.
Greva ka përfshirë edhe një pjesë të doganave greke, ku në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës, Qafë Botë dhe 3 Urat është pezulluar puna nga ora 7 e mëngjesit dhe do vazhdojë deri në 23.00 sipas orës lokale. Në këto pika kufitare qarkullimi do të lejohet për ambulancat dhe mjetet funerale, ndërsa në Kakavijë, do të lejohet edhe lëvizja e këmbësorëve.