Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në një dalje televizive ka folur për takimet e mazhorancës dhe opozitës me emigrantët.
Boçi është ndalur te takimet në Greqi, për të cilat u shpreh se nga PD ishin serioze dhe vota e tyre u kërkuar për të shpëtuar Shqipërinë.
Ndërsa sa u përket takimeve të mazhorancës në vendin fqinj, nënkryetari i PD i cilësoi si koncerte tallavaje.
“Rama bëri koncerte tallava. Berisha bëri një takim serioz me shqiptarët në emigracion në Athinë, kishte brenda sinqeritet dhe komunikim të pastër politik. Ai ishte takim me emigrantët dhe vota e tyre ishte për ta shpëtuar Shqipërinë. Marrëdhëniet me Greqinë mos na i fusni në kalendat greke. Berisha foli për marrëveshjen e detit, që nuk është zgjidhur”, tha Boçi