Kthyen lokalin e natës në “arenë boksi”, dënohen me burg dy shqiptarët në Angli, dhunuan rëndë britanikun: U vetëmbrojtëm!

2 Min Read

ANGLI- Një lokal natë në Britaninë e Madhe është kthyer në një arenë boksi pasi dy shqiptarë janë përfshirë në një përleshje fizike me një anglez Peterborough. Mediat britanike kanë ndarë pamje nga momenti i dhunës ndërsa shqiptarët shihen teksa e godasin me shkelma, grushte dhe sende të forta britanikun. Për shkak të dhunës britaniku ka pësuar dëmtime të rënda në tru, që i rrezikojnë dhe jetën.

https://acc933f0c4dd32b1a5dd13616936865f.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-41/html/container.html

Drejtësia britanike ka dënuar shqiptarin 27-vjeçar Lulzim Sinimati dhe 36-vjeçarin Fatos Kertolli. Shqiptarët janë shprehur se vepruan në vetëmbrojtje kur kryen sulmin, por u shpallën fajtorë për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore.

https://www.dailymail.co.uk/embed/3379475.html

Sherri u regjistruar rreth orës 3 të mëngjesit të 20 korrikut. Një burrë mbeti me lëndime të lehta në fytyrë, ndërsa i dyti u shtrua në spital me gjakderdhje në tru dhe fraktura në shpinë dhe fytyrë. Pamjet e kamerave kapën viktimën duke u goditur vazhdimisht me grushte në fytyrë para se të binte në dysheme, ku më pas u godit me shkelma në trupin e tij në mënyrë të përsëritur. Dyshja u shfaqën në Gjykatën e Croën të Kembrixhit, ku Sinimati u burgos për katër vjet e gjysmë, ndërsa Kertolli u burgos për pesë vjet e gjysmë.

Share This Article
Leave a Comment