Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj drejtuesit të Prokurorisë Sarandë Kledian Llaho i cili është pezulluar nga detyra nga GJKKO me kërkesë të SPAK pasi po hetohet nga struktura e posaçme.
Përmes një njoftimi për mediat bëhet me dije se raporti i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë konkludon se sjellja dhe veprimet e magjistratit Kledian Llaho përbëjnë “Shkelje të rëndë disiplinore” dhe i propozon KLP-së:
1- Caktimin e masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës në masën 40% për një periudhë 1 vjeçare” për shkeljen disiplinore.
2- Propozimin e masës disiplinore plotësuese “Largimi nga detyra e kryetarit”.
1 muaj më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nisi hetimet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, ndaj kreut të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho.