Friedrich Merz, drejtues i bllokut konservator, që doli i pari në zgjedhjet e së dielës, tha se synon ta krijojë qeverinë deri më 20 prill, një afat kohor që konsiderohet si shumë i ngushtë për shkak të dallimeve ndërmjet partive.
Vështirësitë mund të shtohen duke patur parasysh stilin e ashpër të zotit Merz, që tashmë është kritikuar nga partnerët e tij të mundshëm.
Bisedimet që po mbahen sot përfshijnë zyrtarë të lartë të të dy partive dhe ato mund të çojnë në diskutime të tjera me grupe punuese për çështje të ndryshme politike, për të hartuar një plan të detajuar për agjendën legjislative të katër viteve të ardhshme.