Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në SPAK

1 Min Read

Deputeti i Partisë Demokratike është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.

Ai është shprehur se do të dërgonte një dokument në SPAK, ndërsa nuk dihen detaje të tjera.

“A do prisni, do çoj një dokument”, ka thënë ai për gazetarët.

Ligjvënësi demokrat akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie.

Bëhet fjalë për një apartament 128.4 m2 në rrugën ‘Hamid Shijaku’ në Tiranë, që SPAK thotë se deputeti e bleu 112 mijë euro cash, por në ILDKPI e deklaroi sikur e përfitoi nga konsulencat juridike që i ka dhënë shoqërisë së ndërtimit.

 

Share This Article
Leave a Comment