Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar përplasjen mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë.
“Unë ushqej ndjenjat më të thella për luftën e Ukrainës, por roli i Amerikës në Europë është jetik. Nëse Amerika nuk do të ishte e pranishme në NATO, nuk dihet se ku do të ishin tanket ruse sot,” tha Berisha.
Nuk fiton me Amerikën. Unë ushqej ndjenjat më të thella për luftën e Ukrainës, por roli i Amerikës në Europë në vlerësimin tim është jetik. Nëse Amerika nuk do të qe e pranishme në NATO, se ku do të ishin tanket ruse në Europë nuk e di. Rusia ka ambicie nga Balltiku te Adriatiku. Qenia e SHBA në Europë është për sigurinë e Europës’, tha Berisha.