Aksident te “Qafa e Koshovicës” në Fier/ Tre makina përplasen me njëratjetrën, dy persona mbetën të lënduar

1 Min Read

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.

“Rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, janë përfshirë në aksident rrugor tre automjete, me drejtues shtetasit B. Ç, 41 vjeç, J. Ç., 52 vjeç dhe K. K., 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy prej pasagjerëve në automjetin me drejtues shtetasin J. Ç., shtetasit A. S., 50 vjeç dhe K. Ç., 42 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment