Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplas 50-vjeçarin |

1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku një 50-vjeçar është përplasur nga një makinë.

Mësohet se shoferja e një automjeti tip “Mercedes Benz” ka përplasur 50-vjeçarin, teksa ai ishte duke lëvizur me biçikletë.

Për pasojë, ai ka pësuar dëmtime të rënda, dhe është transportuar për në spital, ku do marrë mjekim.

Gjendja e tij paraqitet e rëndë, ndërsa shoferja 33-vjeçare ka përfunduar në pranga.

Share This Article
Leave a Comment