Zbulohet koalicioni i dytë para zgjedhjeve të 11 majit, pritet nesër zyrtarizimi

1 Min Read

Pas koalicionit të parë, LZHD dhe Djathtas 1912, një tjetër koalicion është bërë publik para zgjedhjeve të 11 majit.

Nisma Thurje dhe Shqipëria Bëhet, do të shpallin nesër koalicionin për zgjedhjet e 11 majit. Bëhet me dije se Adriatik Lapaj, Endrit Shabani, Pano Soko, Dorina Prethi dhe drejtuesit e tjerë të këtyre lëvizjeve do të mbajnë nesër një konferencë për mediat.

Gjithashtu në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se ky nuk është thjesht një koalicion zgjedhor, por një lëvizje kundër korrupsionit dhe politikës së vjetër që e ka mbajtur Shqipërinë në tranzicion për 34 vite.

Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ dhe Nisma Thurje, shpallin nesër koalicionin për zgjedhjet e 11 Majit. Adriatik Lapaj, Endrit Shabani, Pano Soko, Dorina Prethi dhe drejtuesit e tjerë të këtyre lëvizjeve do të mbajnë nesër një konferencë për median.

Ky nuk është thjesht një koalicion zgjedhor, por një lëvizje kundër korrupsionit dhe politikës së vjetër që e ka mbajtur Shqipërinë në tranzicion për 34 vite.

Share This Article
Leave a Comment