Vrasja e 67vjeçarit në Kurbin/ Gjykata lë në burg autorin e dyshuar, e qëlloi për motive pronësie 

1 Min Read

Gjykata e Lezhës vendosi “arrest me burg” ndaj 45çarin Dashnor Tota i arrestuar dy ditë më parë si autori i dyshuar u vrasjes se 67vjeçarit Dod Mamli. 

Ndaj tij rëndojnë akuzat vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. 

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e së hënë në fshatin Vilëz të Kurbinit, ku i vrarë me armë zjarri mbeti 67vjeçari Dod Mamli për motive pronësie. 

Share This Article
Leave a Comment