‘Mua nuk më ka pyetur asnjë njeri deri ditën e qershor i 2023. E dyta gjërat ndodhën në mënyrë simbolike dhe ditën që ka ikur Ilir Meta, më ka shkarkuar dhe i dridhej dora dhe zëri kreut të organizatës se donte të më bënte simbolikë, iku Meta iku dhe ky që i ka dhënë dosjen.
Kur mori vesh që unë nuk isha i akuzuar qoftë në dosjen e Fierit dhe të Elbasanit që po shkonim në gjykatë, futi mercenarët median TopChannel me plaçkitësen dhe Erionin…dhe bëri atë që bëri. Jo! I ka bërë të gjitha të qëllimshme’, u shpreh Ahmetaj.
Debatet
Ahmetaj: Batoni po ta ketë mik vërtetë Ramën, ai do i ketë thënë që fatkeqësisht Ahemtaj nuk ka qënë pjesë e inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit.
Haxhiu: Herën e fundit nuk ke qënë tërësisht i sinqertë…Nuk kam ndërmend të flas më shumë seç duhet…mbylle këtë histori…
Ahmetaj: Lëri këto se ti pa Ramën ngelesh pa bukë…
Haxhiu: Nuk e pranoj unë këtë që ngelem pa bukë…
Ahmetaj: Unë para Ramës kam qënë me bukë dhe tani më la Rama pa bukë se më bllokoi ato që kisha me djersë… Ti je paguar nga inceneratorët..
Haxhiu: Mos gënje se nuk jam paguar nga inceneratorët…
Ahmetaj: Të lutem mos më hap barkun…
Haxhiu: Mos gënje se nuk kam marrë lekë nga inceneratorët…
Ahmetaj: Mua nuk më ka pyetur asnjë njeri deri ditën e qershorit 2023. E dyta gjërat ndodhën në mënyrë simbolike dhe ditën që ka ikur Ilir Meta, më ka shkarkuar dhe i dridhej dora dhe zëri kreut të organizatës se donte të më bënte simbolikë, iku Meta iku dhe ky që i ka dhënë dosjen.
Çfarë disktoni për reformën në drejtësi. Praktikisht Shqipërisë i është shëmtuar surrati nga korruptimi i kryekundërzbuluesit të FBI të Nju Jorkut.