“Shikoni, le të jemi të sinqertë, Bashkimi Evropian u formua për t’i dëmtuar Shtetet e Bashkuara”, tha Trump. I pyetur nëse kishte marrë një vendim mbi nivelin e tarifave për bllokun, Trump shtoi: “Do ta shpallim shumë shpejt dhe përgjithësisht do të jetë 25%”.
Këtë javë, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se nga këto tarifa mund të preken edhe biznese kosovare, që eksportojnë produkte në Shtetet e Bashkuara.
I pyetur për pezullimin, Trump tha se nuk po i ndalonte tarifat, duke shtuar se planifikonte që ato të hynin në fuqi më 2 prill. “Tarifat do të vendosen, jo të gjitha, por shumë prej tyre”, tha ai.
/REL