TIRANA- GJKKO ka shpallur fajtor për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim , ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kaprin duke e dënuar me një vit e 6 muaj burg. Sipas GJKKO-së, të pandehurit Kapri i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 1 vit burgim ndërsa shtohet se në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia e tij në provë, për një afat prove prej 2 vjet, gjatë së cilës ai duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
Në njoftim thuhet se urdhërohet i pandehuri që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale. Sipas GJKKO-së, afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës. Gjithashtu GJKKO ka caktuar heqjen e së drejtës së Kaprit për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 5 vjet.
Njoftimi:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket
procedimit penal nr. 181, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Eduart Kapri, Besmira Niko dhe Besjan Meço, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, me vendimin Nr. 18, datë 27.02.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Eduart Kapri për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
– Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Eduart Kapri i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 1 (një) vit burgim.
– Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia e të pandehurit Eduart Kapri në provë, për një afat prove prej 2 (dy) vjet, gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
– Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet i pandehuri që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale.
– Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.
– Heqjen e së drejtës të pandehurit Eduart Kapri për të ushtruar funksionepublike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të K.Penal, zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të këtij vendimi.
2. Deklarimin fajtore të të pandehurës Besmira Niko për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248
e 25 të K.Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
– Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurës Besmira Niko i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim. Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit
me burgim dhe vënia e të pandehurës Besmira Niko në provë, për një afat prove prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës e pandehura duhet të mbajë kontakte
me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
– Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet e pandehura që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra
penale.
– Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurës me shërbimin e provës.
– Heqjen e së drejtës të pandehurës Besmira Niko për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të K.Penal, zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të këtij vendimi.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besjan Meço për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
– Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Besjan Meço i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
– Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia e të pandehurit Besjan Meço në provë, për një afat prove
prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.
– Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet i pandehuri që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona tëdënuar për vepra penale.
– Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.
– Heqjen e së drejtës të pandehurit Besjan Meço për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të K.Penal, zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të këtij vendimi.
Çështja e Eduart Kaprit:
Sipas SPAK rezulton se është dokumentuar fakti penal, se me veprimet dhe mosveprimet e tij, Kapri, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me shtetasit Besmira Niko dhe Besjan Meço, kanë lejuar kryerjen e punimeve në kundërshtim me dispozitat ligjore, të objektit pallat 14 katësh, nga shoqëria Gedi sh.p.k., (me administrator Gëzim Kapri, vëllain e shtetasit Eduart Kapri), në qytetin e Pogradecit.
Gjithashtu kanë përfunduar hetimet edhe për Besjan Meçon, në cilësinë e Juristit të Bashkisë Pogradec dhe Besmira Nikos, në cilësinë e Specialistes pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Pogradec, për të njëjtën akuzë.