Beçi, në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, shprehet se në Prokuroinë e Posaçme ka 5 vjet që dëshmitarët intimidohen më shumë seç thotë Rama, por problemi i vetëm sipas tij është fakti pse Kryeministri ka reaguar tani pas 6 vitesh.
Blendi Klosi: Në11 Maj ne do të marrim gjykim edhe për ktë që kemi bërë me drejtësinë e re. A janë të vërteta këto që thoni ju? Padyshim që ka nevojë të reformohet sistemi dhe ka nevojë për më mirë.
Eugen Beçi: Po problemi është pse sot. Pse sot kur njerëzit kanë 6 vjet që po kapen burgjeve dhe sot ti kujtohesh dhe thua që ka intimidim dëshmitarësh, po ti numëroj nga ana profesionale. Në Prokuroinë e Posaçme ka 5 vjet që dëshmitarët intimidohen më shumë seç thotë Rama. Ju bëhet presion?
Blendi Fevziu: Lejohet kjo?
Eugen Beçi: Nuk lejohet, absolutisht jo. Ka një marrëdhënie me kodin e procedurës dhe jo me presione.
Blendi Fevziu: Pse nuk regjistrohet marrja në pyetje?
Eugen Beçi: Sepse nuk është gjithmonë e domosdoshme dhe e pranueshme. Në këto kushte, nëse ti ke një mungesë totale besimi dhe tek Prokuroria e Posaçme dhe tek Gjykata e Posaçme atëherë nuk ke ndërtuar organe objektive dhe mund t’i regjistrosh. Procedurialisht Prokuroia e Posaçme regjistron deklarimet e një të penduari, personi problematik, por seriali “Sy m’Sy i kishte rënë në kokë të gjitha defekteve. Pyetja e vetme është pse pas pilafi sepse në Prokurorinë e Posaçme ka shpesh raste kur ka intimidim dëshmitarësh, sekuestrime telefonash në mënyrë të padrejtë, ka fillim procedimi pa vepër penale. Problemi i vetëm që lind është pse është thënë sot. Pse duhet të lëmë ne njerëzit që të shkojnë në Strasburg.