Dy herë fituesi i çmimit Oskar dhe një nga ikonat e Hollivudit, aktori Gene Hackman ka vdekur në moshën 95-vjeçare. Por nuk është një vdekje normale pasi në banesën e 95-vjeçarit u gjend e pajetë edhe bashkëshortja e tij dhe madje edhe qeni i tyre.
Në një deklaratë Sherifi i Qarkut të Santa Fe, Adan Mendoza tha se Hackman dhe gruaja e tij 63-vjeçare, pianistja Betsy Arakawa, u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre. Për ngjarjen ka nisur menjëherë një hetim, por për montonin nuk ka ndonjë të dhënë për një ngjarje kriminale.
Sherifi nuk dha detaje për shkaqet e vdekjes dhe as për kohën kur ka ndodhur ngjarja. Dyshimet janë për një vetëvrasje të mundshme.
Hackman kishte jetuar në Santa Fe në shtetin e New Mexico, që nga vitet 1980 dhe ishte martuar me Arakawa në 1991. Hackman shijoi një karrierë 40-vjeçare në film me interpretimet e tij në filmat e njohur “The French Connection”, “Superman” dhe “The Royal Tenenbaums” përpara se të tërhiqej nga në vitin 2004.
Suksesin e arriti relativisht vonë, pasi kishte kaluar të 30-at në vitet 1970.
I lindur në vitin 1930, ai iu bashkua marinsave në moshë të re, por e ka karrierën ushtarake dhe vendosi të studiojë për aktrim në fund të viteve 1950. Hackman u bë mik me aktorin Dustin Hoffman në filmin “Pasadena Playhouse”. Me pjesë të ndryshme në filma televizivë dhe në skenë, Hackman bëri debutimin e tij në ekranin e madh me melodramën “Lilith” në 1964.
3 vjet më vonë, Hackman tërhoqi vëmendje me rolin e Buck Barrow në filmin “Bonnie and Clyde” ku fitoi edhe nominimin e tij të parë për Oscar, për aktorin më të mirë dytësor. Ai humbi, por kjo i dha rolin e tij të parë kryesor në vitet 1970 në filmin “I Never Sang For My Father” me Melvyn Douglas.
Performanca i dha Hackman nominimin e tij të dytë për Oscar. Një vit më pas ai mori rolin kryesor në thrillerin aksion “The French Connection”. Hackman fitoi Oscarin e tij të parë për aktorin më të mirë për rolin e tij si Jimmy “Popeye” Doyle.
Hackman pati disa suksese të mëtejshëm në vitet ’70 me rolet në “Aventurat e Poseidonit” dhe “A Bridge Too Far”. Shfaqi talent edhe në filma komedi me “Young Frankenstein” dhe “Superman” duke luajtur tek ky i fundit kundërshtarin e superheroit Lex Luthor.
Por vepra e tij më e mirë janë “Scarecrow” dhe trileri konspirativ i Francis Ford Coppola, fitues i Palmës së Artë, “The Conversation”. Gjatë viteve 80, ai vazhdoi të luante rolin e Lex Luthor në serinë e “Superman”.
Ai mori një tjetër nominim për Oscar për “Mississippi Burning” përpara se të fitonte Oscarin e tij të dytë në 1992 për një rol në filmin “Unforgiven” të Clint Eastwood.
Filmi i tij i fundit ishte komedia e 2004-ës, “Welcome to Mooseport”. Në vitin 2008, ai konfirmoi daljen në pension.
LEXO EDHE: E mbani mend Gene Hackman/ Aktori i zhdukur prej dekadash nga ekrani
Kur u pyet në një intervistë të vitit 2011, se si do ta përshkruante jetën e tij, ai tha: “U përpoqa. Mendoj se kjo do të ishte fjala e saktë.” ©The Guardian, LAPSI.al