Miratohet pr/vendimi, emigrantët me dokumente të skaduara do të votojnë |

1 Min Read

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi ka miratuar pr/vendimet për zgjatjen e afateve të kartave të identitetit dhe pasaportave të skaduara të shtetasve që jetojnë jashtë vendit tonë.

Prv/vendimi për zgjatjen e afateve të kartave të identitetit të diasporës u miratua me 76 vota pro.

Deputeti i PD-së Bujar Leskaj bashkoi votën me socialistët për zgjatjen e afateve të kartave të identitetit të skaduara për diasporën.

Ky vendim vjen si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar procesin e votimit për emigrantët shqiptarë, duke iu dhënë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit pavarësisht dokumenteve të skaduara.

 

Share This Article
Leave a Comment