Ka një korrupsion të jashtëzakonshëm, isha e para që i kërkova Arben Ahmetajt…

2 Min Read

Ajo tha se në atë kohë njerëzit çuditeshin për atë ftesë, por sot sipas saj, Ahmetaj po denoncon skandalet e qeverisë. Tabaku shtoi se në 12 vitet e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama ka afera korruptive me përmasa të jashtëzakonshme që duhen hetuar nga SPAK.

Tabaku tha më tej se mazhoranca i ka bërë presion drejtësisë dhe e ka penguar në punën e vet dhe për këtë ajo përmendi rastin e arrestimit të Erion Veliajt, gjuha e të cilit kundrejt prokurorëve sipas saj, nuk përdoret as nga politikanët e vendeve komuniste.

“Ndodhemi në një moment që ka prokurorë me integritet, por ka edhe shumë pikëpyetje për çështje të caktuara. Opozitës i interesojnë dy gjëra. Së pari, drejtësia të jetë e pavarur dhe të mos ketë asnjë lloj presioni politik dhe më vjen keq të të them se ditët e fundit kanë treguar se presioni politik ekziston dhe është prezent atje.

Me Arben Ahmetajn nuk doja të merresha, pasi në nivel personal nuk dua të merrem me askënd.

Ahmetaj ishte ai që e kishte kryer korrupsionin, që kishte sjellë kompaninë, që kishte marrë vendimet. Tani që Ahmetaj është para drejtësisë, i kam bërë ftesë e para që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Ateherë kisha qindra mesazhe që më thonin ‘si ka mundësi që i bën këtë ftesë Ahmetajt’. Sot Ahmetaj është duke denoncuar dhe shpresoj që ai të ketë prova dhe fakte konkrete, pasi një pjesë të tyre ne i kemi denoncuar”, tha Tabaku.

Share This Article
Leave a Comment