Hetuesit e Trump mbërrijnë në Ballkan! Nis investigimi për fondet e USAID, përfshihet edhe Shqipëria

1 Min Read

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka sjellë një grup prokurorësh në Ballkan për të hetuar projektet e financuara nga USAID, ku përfshihet edhe Shqipëria.

“Në katër vitet e fundit, këtu janë disbursuar 402 milionë dollarë përmes programeve të ndryshme. Prej tyre, 150 milionë dollarë mund të justifikohen, dhe rreth 250 milionë dollarë mbeten të pajustifikuara, gjë që na ngre dyshime për korrupsion. Këto janë para nga qytetarët amerikanë.

Një ditë më parë, Komiteti për Mbikëqyrjen dhe Reformat në Qeverisje në Kongresin Amerikan, i ngritur me iniciativën e Elon Musk, në seancën e titulluar “Amerika e fundit: Si ndihma e huaj minoi interesat e SHBA në mbarë botën”, u vu theksi te fondet që USAID ka dhënë për shoqatat e komanduara nga George Soros me qëllim propagandën dhe luftën politike.

Një ditë më parë në Kongresin amerikan u soll në vëmendje edhe rasti i Shqipërisë ku u tha se me fondet e taksapaguesve amerikanë u financua Reforma në Drejtësi dhe persekutimi ndaj liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ambasada amerikane njoftoi disa javë më parë zyrtarisht ndërprerjen e fondeve qe jepte USAID për vendin tonë.

Share This Article
Leave a Comment