Duam të luftojmë hajdutët brenda nesh

1 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me asambletë socialiste të disa njësive në kryeqytet, ku gjatë fjalës së tij, sërish ka sulmuar drejtësinë.

Më tej, Rama deklaroi se nuk duan drejtësi me paraburgim pa gjyq. Ai tha se drejtësia nuk është vetëm shpata duke iu referuar Prokurorisë, por edhe peshorja, duke iu referuar Gjykatave. Rama tha se drejtësia duhet të jetë e verbër që të mos shohë se kush është më i gjatë dhe kush është më i shkurtër, kush është akuzuesi apo i akuzuari.

“Nuk duam drejtësi me paraburgim pa gjyq. Kjo është një betejë që e kemi barrë ta bëjmë. Duke garantuar pavarësinë dhe paprekshmërinë e institucioneve të reja të drejtësisë. Një parti si e jona që në 2 mandate ka qeverisur e vetme, që i thotë drejtësisë ‘ja ku më ke dhe ha trupin tim’ rëndësi që të gjitha të jenë të barabartë para ligjit dhe sikur të kafshosh gabimisht. Kafshimet gabim të drejtësisë janë tragjedi. Megjithatë nuk ka rrugë tjetër. Barra e provës i takon atij që akuzon dhe jo atij që akuzohet dhe parimi është që të gjithë janë të pafajshëm derisa provohet dikush i fajshëm.

Share This Article
Leave a Comment