Bardhi shprehet se nesër, lidhur me këto dokumente, do të ketë një konferencë për shtyp, ndërsa thekson se ditët në vijim do të ketë edhe më shumë prova që sipas tij faktojnë korrupsionin e Ballukut.
‘11.3 kg prova për korrupsionin e nr. 2 të qeverisë kam dorëzuar këtë javë në SPAK! Edhe më shumë do të jenë nga nesër! Ju ftoj të më ndiqni të Premten, ora 11:30 në një konferencë për shtyp!’, shkruan Bardhi në Facebook.
Postimi i plotë:
Belinda Balluku = Korrupsion!
11.3 kg prova për korrupsionin e nr. 2 të qeverisë kam dorëzuar këtë javë në SPAK! Edhe më shumë do të jenë nga nesër! Ju ftoj të më ndiqni të Premten, ora 11:30 në një konferencë për shtyp!
p.s. S’i ka ecur fare Ramës me zëvendëskryeministrat!