Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, ka folur në lidhje me deklaratat e opozitës se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në ambientet e Kryeministrisë javën e kaluar si dhe se është marrë laptopi i Engjëll Agaçit thotë se nuk janë të vërteta.
Klosi në studion e “Opinion” në Tv Klan shprehet se e vetmja e vërtetë në këtë mes është sëmundja e rëndë që ka kaluar Agaçi dhe mbi këtë ndërtohen të gjithë këto histori. Socialisti shprehet se as laptopi i tij nuk është marr si dhe as kontrollet e BKH nuk kanë ndodhur.
“Ka qenë apo s’ka qenë?”, pyet Ivi Kaso.
“Jo pra, unë e kam sapo të konfirmuar që nuk ka qenë. Të gjëmosh Sali Berishën në të gjitha ata që thotë është një humbje e madhe kohe, por edhe një mungesë logjike e madhe. Çdo gjë besohet se duan ata ta besojnë, por nuk është e vërtetë. Engjëll Agaçi fatkeqësisht ka pasur një sëmundje shumë të rëndë dhe kjo është 100% e konfirmuar, është kuruar dhe ka një problem me shëndetin e tij. Tani mbi këtë ndërtohen të gjithë këto historitë e tjera që realisht përsa kohë në këtë vend ça thotë Sali Berisha ka një pjesë që e besojnë tani si do e vërtetosh. As laptopin nuk ja kanë marrë, as ngjarjet s’kanë ndodhur”, thekson Klosi.