Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me emigrantët shqiptarë në Londër, në kuadër të turit për diasporën. Mes bashkëbisedimit vëllazëror dhe këngës labe, ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së emigrantëve në zgjedhjet e 11 majit si një hap historik për përfaqësimin e tyre.
Ja reagimi i Z. Sinaj në rrjetet sociale:
Bashkëbisedim vëllazëror dhe këngë labe në Londër!
Turi i takimeve me Diasporën u ndal sot në Londër ku mes mikpritjes tipike shqiptare , u takuam dhe biseduam çiltër me emigrantët tanë që jetojnë në Britaninë e Madhe.
Për herë të parë në histori, bashkatdhetarët tanë mund të votojnë nga vendet ku jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë.
Folëm për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 11 majit si mundësi për të bërë të dëgjohet zëri i emigrantëve.
Folëm gjithashtu për nevojën e mbështetjes masive për kandidatët e Partisë Socialiste 🌹, si domosdoshmëri për garantimin e vazhdimësisë së reformave dhe zhvillimit të vendit. 📈
Në fund, kënga e bukur labe që jehoi në “Hadley House” në Londër, ishte epilogu perfekt i një takimi vëllazëror, siç dimë ta bëjmë vetëm ne shqiptarët.
#KrenarpërShqipërinë
#PartiaSocialiste
#VetëmPërpara
#SHQIPËRIA2030