Tregon që Rama është në gjendje të rëndë psikologjike

1 Min Read

Harxhi thotë se kjo tregon se Rama ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike, pasi një kryeministër i një vendi demokratik, nuk mund të shprehet në atë lloj forme.

“SHBA ka ambasadën në Tiranë. Prania diplomatike e tyre është ende këtu, por është pasive aktualisht, nuk ka asnjë deklaratë. Nuk ka asnjë aktivitet politik, nuk shfaqen fare në publik dhe kjo tregon që natyrisht ka patur një lloj neutralizimi nga ana e Departamentit të Shtetit për disa përfaqësi diplomatike, sepse nuk është vetëm Shqipëria, të cilat kanë funksionuar në mënyrë ndryshe.

Kanë funksionuar në një linjë të plotë më qeverinë. Gjithmonë, kancelaritë funksionojnë me qeveritë, por ajo që ndodhte në Shqipëri ishte e pazakontë. Sepse këtu ishin palë me qeverinë, ishin palë në proceset elektorale. Këtu ishin palë me qeverinë në të gjitha proceset në të cilat ata nuk dilnin hapur dhe nuk flisnin asnjë fjalë kundër korrupsionit që ndodhte, por nga ana tjetër anatemonin opozitën.

Share This Article
Leave a Comment