Padia, për të dëmtuar PD në Shkodër

2 Min Read

Ai e quan qesharake çështjen ndaj tij, ndërsa thotë se akuzohet se “nuk ka mbajtur në detyrë disa muaj një administrator të shkarkuar për të cilin gjykata ka vendosur që është shkarkuar në mënyrë të ligjshme”.

Faktet pas kësaj akuze, pa asnjë koment janë këto:

2.⁠ ⁠⁠Administratori bëri ankesë në gjykatë dhe gjyqtari nxori urdhër për pezullimin e vendimit të shkarkimit deri në shqyrtimin e çështjes.

3.⁠ ⁠Unë respektova vendimin e gjykatës dhe prita derisa Gjykata e Apelit dha vendim, e cila prishi vendimin gjykatës së rrethit dhe rrëzoi masën e pezullimit të shkarkimit.

4.⁠ ⁠Pastaj, unë mora vendim për shkarkimin e administratorit.

7.⁠ ⁠Prokuroria e Shkodrës shpalli mungesë kompetence meqë “krimi” i supozuar ishte bërë nga një kryetar bashkie dhe e dërgoi padinë në SPAK.

8.⁠ ⁠SPAKU u mor menjëherë me këtë padi, duke i dhënë asaj përparësi të madhe. Unë jam thirrur katër herë për t’u marrë në pyetje për këtë “krim”.

9.⁠ ⁠Nuk mendova kurrë se kjo çështje do arrinte në gjykatë, por sot SPAK e ka çuar për gjykim.

Që ta përsëris me fjalë të thjeshta: SPAK më akuzon se nuk kam mbajtur në detyrë ca muaj një administrator të shkarkuar për të cilin gjykata ka vendosur që është shkarkuar në mënyrë të ligjshme!

Kjo është qesharake: Prokuroria kundër korrupsionit më akuzon se nuk kam mbajtur në punë një njeri i cili sipas KLSH duhej të largohej nga detyra.

Share This Article
Leave a Comment