Jo vetëm Roma, por edhe shumë vende të tjera po shikojnë me interesim të madh drejt Luksemburgut. Në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë filloi të martën (25.02.) procesi lidhur mekampet italianetë ndërtuara nëShqipëri, për vendosjen e azilkërkuesve nga vende të tjera.

Qendrat e dëbimit jashtë kufijve të BEsë?
Komisioneri i Brendshëm i BE, Magnus Brunner ka folur për qendra të kthimit si një model. Ai e kupton konceptin “vetëm si një model për njerëzit të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil dhe që duhet të largohen nga vendi”.
Qeveria gjermane: Nuk ka model për Gjermaninë
Kancelari Olaf Scholz nuk e sheh këtë model si një zgjidhje e mirë e çështjes: “Është e qartë se konceptet që paraqesin rënie shumë të vogla kur shikon numrat e përgjithshëm, nuk janë zgjidhja më e mirë për një vend kaq të madh sa Gjermania. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser thotë: “Para së gjithash, një partner i tillë është faktori më i vështirë. Sfida më e madhe është gjetja e vendeve të treta të sigurta.”

Procesi i nisur në Luksemburg do të tregojë nëse ky është një model i përshtatshëm apo jo.
/DW/