Ky është kulmi! Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka prish provat për Veliajn

1 Min Read

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar pas deklaratave të bëra këtë të mërkurë nga Rama, lidhur me hetimet e bëra së fundmi nga SPAK.

Këlliçi thotë se kulmi nuk është ajo që thotë Rama , se ‘kryetarja e Komisionit të Ligjeve, e merr vesh nga TV që po hetohet’, por kulmi sipas tij, është prishja e provave nga ana e Klotilda Bushkës për të penguar hetimin e SPAK.

Postimi

Kulmi nuk është ajo çka tha Edi Rama sot: Pra Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, e merr vesh nga TV që po hetohet dhe ky është kulmi!!!

Kulmi është që Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, prish provat duke penguar drejtësinë dhe shkelur ligjin, ndaj edhe po hetohet!

Kulmi është që Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, i ka hequr kulmin ‘çatisë’ së ligjit, pra Komisionit Parlamentar të Ligjeve!

Ky po që është kulmi!!!

Share This Article
Leave a Comment