Hetimi për Veliajn, ish-deputeti socialist merret në pyetje në SPAK: Asgjë, s’them gjë hiç!

1 Min Read

Ish-deputeti i PS-së, Vladimir Kosta është thirrur ditën e sotme në SPAK ku është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, ish-ligjvënësi refuzoi të tregonte për mediat mbi çështjen që u thirr në Prokurorinë e Posaçme.

“Asgjë s’them gjë hiç”, deklaroi ai për gazetarët.

Kosta u pyet për hetimet që po kryhen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Share This Article
Leave a Comment