‘Garancinë e sigurisë për Ukrainën e ofron Evropa, jo SHBA’, Trump heq përgjegjësitë nga vetja

1 Min Read

Presidenti Donald Trump deklaroi të mërkurën se nuk do të jenë Shtetet e Bashkuara, por Evropa, që do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën.

Gjatë mbledhjes së parë me kabinetin e tij, ai u shpreh se SHBA nuk do të japë garanci të gjera sigurie dhe se kjo përgjegjësi duhet t’i takojë Evropës.

Trump konfirmoi gjithashtu se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të vizitojë Uashingtonin të premten, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi marrëveshjet mes dy vendeve.

Share This Article
Leave a Comment