“Asgjë s’them, gjë hiç”, deklaroi ai për gazetarët.
Vladimir Kosta raportohet se është marrë në pyetje në SPAK lidhur me dosjen që çoi në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Erion Veliaj është arrestuar nga SPAK për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive të bashkëshortes dhe një grupi biznesmenësh pranë tij me vlerë transaksionesh prej më shumë se 1 milion euro. Ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Bashkë me kryebashkiakun në akuzë është dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe pesë biznesmenë, mes të cilëve Shkëlqim Fusha i kompanisë “Fusha”, Gentian Sula i kompanisë Agi Kons dhe Fatmir Bektashi i kompanisë “Kontakt”.
SPAK po kryen hetime edhe ndaj deputetes socialiste, Klotilda Bushka, njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve, të cilën e akuzon për kryerjen e veprimeve aktive “që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në rastin e dosjes së Veliajt.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Veliaj akuzohet se së bashku me Xoxën kanë krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm të ngjashëm me atë të dosjes 5D, me qëllim përfitimin e paligjshëm të fondeve publike që rridhnin nga Bashkia e Tiranës, një skemë kjo e vërtetuar sipas SPAK në nëntë raste.