Berisha: Rama e ka zhdukur Agaçin sepse i kanë kapur laptopin! Kjo po bëhet si çështja e Hunter Biden

2 Min Read

Berisha deklaroi:

Tani Edi Rama është në qark, është në rreth të kuq.
Laptopi i Engjëll Agaçit po bëhet si laptopi i Hunter Biden.
Po, e ka zhdukur Agaçin. Se Agaçit i kanë kapur laptopin.
Dhe laptopi flet dhe do flasë pafundësisht.
Dhe Edi Rama nuk ia thotë këtë, mendon se do kalojë çështjen e laptopit duke vënë në arrati Agaçin apo duke e shtruar në spitale.
E vërteta është se ajo që shihni ju, ai shfazim, ato sulme të paprecedenta të një pushteti ndaj pushtetit tjetër, janë të lidhura kryekëput me personin e Edi Ramës.
E ka kapur frika dhe tmerri i dy dosjeve.
Dosja e McGonigalit dhe laptopi i Engjëll Agaçit.
Dosja McGonigal është aktualizuar. Ju jeni dëshmitarë. Në mediat amerikane, McGonigali është kthyer si çështje kryesore.
Po aty, për çudi, aty nuk po flitet më për McGonigal-Deripaska po flitet për McGonigal-Edi Rama.
Është shumë e veçantë dmth. Se McGonigal ka pasur dy dosje. Njërën Deripaska për të cilën është dënuar në Nju Jork, njërën Edi Rama për të cilën është dënuar në Uashington.
Tani del në skenë dosja e Uashingtonit. Dosja e Uashingtonit është dosja më e rëndë, e cila është më flagrante, ku një kryeministër i korrupton një vendi kryesor partner, kryezbuluesin e Nju Jorkut. Ai që është kryezbuluesi i Nju Jorkut është kryezbuluesi kryesor i SHBA se aty janë të gjithë epiqendrat.
E korrupton për ta angazhuar kundër opozitës shqiptare.
Është dosja më e zezë në çdo aspekt dhe unë u garantoj ju se asaj dosje, të bëjë ç’të dojë, të shesë Surrelin dhe çdo pasuri që ka, asaj dosje nuk i shpëton dot.
E ka kuptuar këtë sepse e mbrojti gjer tani Spaku i tij, tani nuk e mbron më.
Tani është një drejtësi tjetër e fuqishme e vendosur të hetojë krime të mëdha si kjo.

Share This Article
Leave a Comment