Aksident në Durrës, dy makina përplasen me njëra-tjetrën |

0 Min Read

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Gjithashtu si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, aks që lidh Rrugën e Dëshmorëve me stadiumin.

Share This Article
Leave a Comment