Milot Rashica ka asistuar sot në Turqi, ndërsa Beshiktash fitoi me rezultatin 1-2 përballë Antaljaspor.
Sulmuesi shqiptar dha pasimin vendimtar, të cilin Rafa Silva e ktheu në golin e triumfit.
Sfida ishte e vlefshme për raundin e tretë në Kupën e Turqisë. Rashica u aktivizua pikërisht me fillimin e pjesës së dytë.
Ishte minuta e 75-të, kur mori topin në mesfushë për t’u afrua te zona kundërshtare. Më pas goli i Rafa Mir nuk lë vend për koment.
Ernest Muçi nuk ishte i grumbulluar me skuadrën. Lojtari i përfaqësueses kuqezi po rikuperohet nga një dëmtim i pësuar së fundmi.