Tronditëse! 22vjeçari vret nënën me thikë dhe më pas i vë flakën shtëpisë

1 Min Read

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mëngjesin e së martës në një fshat të Vernios, Itali, ku një 22vjeçar shurdhmemec ka vrarë me thikë nënën e tij dhe më pas ka djegur shtëpinë.

Zjarrfikësit dhe forcat e sigurisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku arritën të shuajnë flakët. Autoritetet italiane, përfshirë karabinierët dhe prokurorët, po hetojnë për të përcaktuar motivet e këtij krimi dhe dinamikën e ngjarjes. Në vendngjarje ndodhet kryeprokurori i Prato, Luca Tescaroli, dhe prokurorja publike Laura Canovai, të cilët po mbledhin prova për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie familjare. Hetimet shkencore janë në proces për të përcaktuar çdo detaj të ngjarjes.

The post Tronditëse! 22vjeçari vret nënën me thikë dhe më pas i vë flakën shtëpisë appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment