Skandal në Bashkinë e Tiranës? Dosjet zhvendosen me kamion, reagon institucioni: Proces rutinë

1 Min Read

Dosje të shumta nga bashkia Tiranë janë larguar me kamion ditën e sotme. Në videon e mëposhtme të publikuar nga avokatja Adriana Kalaja, shihet se punonjës të ndryshëm kanë ngarkuar kamionin me dosje dhe dokumente të shumta. 

Sipas denoncimit të avokates, dosjet që janë ngarkuar në këtë kamion, janë për të prishur provat në lidhje me arrestimin e Veliajt. Nuk dihet ende nëse këto dokumente do të përdoren nga grupit hetimor apo kryebashkiaku Veliaj po vijon me fshehjen e këtyre provave.

Avokatja Kalaja i ka bërë thirrje SPAK dhe prokurorëve që të marrin masa të menjëhershme në lidhje me këtë skandal që po kryhet në qendër të Tiranës. 

Lidhur me këtë, ka reaguar ashpër edhe kryedemokrati Sali Berisha.

“Nga burgu, Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumenteve! Pasi kanë vjedhur, duan të zhdukin gjurmët!”, shprehet Berisha.

Por Bashkia Tiranë njofton se ky është vetëm një proces rutinë i zhvendosjes së një pjesë të arkivave

Share This Article
Leave a Comment