Real Madrid heq dorë nga objektivi i madh për merkaton e verës, është urdhër i Perez |

2 Min Read

Defensa Central raporton se Real Madrid ka vendosur të ndërpresë interesimin për Martin Zubimendi për merkaton e ardhshme të verës. Arsyeja kryesore pas këtij vendimi është besimi i Florentino Perez tek aftësitë e Dani Ceballos, i cili po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon.

Mesfushori i Real Sociedad prej muajsh është përmendur shumë si objektiv i “Los Blancos”, veçanërisht pas largimit të Toni Kroos.

Megjithatë, rritja dhe perfomancat e Ceballos kanë ndryshuar situatën. Performanca e tij ka bindur Florentino Perez, Carlo Ancelottin dhe bordin, të cilët besojnë se 28-vjeçari mund të përmbushë më së miri kërkesat e mesfushës madrilene pa pasur nevojë për një investim miliona euro te Zubimendi, klauzola e blerjes së të cilit është rreth 60 milionë euro.

Ecuria e Ceballos në ndeshjet e fundit ka qenë thelbësore në këtë vendim. Aftësia e tij për të krijuar lojën, sakrifica në mbrojtje dhe vizioni i treguar në mesin e fushës kanë qenë çelësi për Real Madridin për të ruajtur soliditetin në mesfushë.

Për më tepër, lidhja e tij me lojtarë si Valverde, Camavinga dhe Tchouaméni ka qenë e jashtëzakonshme, duke përforcuar idenë se skuadra tashmë ka një themel të fortë në atë zonë të fushës dhe nuk ka nevojë për një emër tjetër.

Ky vendim i Reali-t është një lajm shumë i mirë për Arsenal dhe Liverpool, pasi du klubet e Premier League e kanë si objektiv të tyre mesfushorin e Sociedad, Martin Zubimendi.

Share This Article
Leave a Comment