Rama dhe partia e tij po minojnë demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri

1 Min Read

Gazeta e njohur austriake, ‘Der Standard’, shkruan sot se kryeministri shqiptar, Edi Rama po sulmon shtetin e të drejtës dhe Kushtetutën në vendin e tij. Gazeta thotë se Rama po bëhet gjithmonë e më autokratik sidomos pas prangosjes së Erion Veliajt.

“Kreu i qeverisë shqiptare kohët e fundit është bërë gjithnjë e më autoritar. Tani ai po përpiqet të kontrollojë gjyqësorin e pavarur,” shkruan gazeta, duke iu referuar rastit të Erion Veliajt.

Edhe Veliaj sulmoi drejtësinë e pavarur dhe tha në Facebook se prokurori special i ngarkuar ishte një ‘i çmendur’; akuzat ndaj tij janë ‘idiotësi’. Veliaj akuzohet se ka marrë ryshfet për shpërndarjen e kontratave publike për kompanitë e afërta me të. Përveç kësaj, ai dyshohet për pastrim parash. Është arrestuar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa. Ryshfetet thuhet se janë transferuar në llogari të kontrolluara nga ajo ose të afërmit e saj.

Share This Article
Leave a Comment