Një 40vjeçar me detyrë administrator në një firmë ndërtimi në Tiranë, është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi gjatë rikonstruktimit të një objekti, punonjësi i firmës, ka rënë nga skela.
61vjeçari është transportuar në spital, dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë edhe administratorja e firmes se ndertimit.
Njoftimi i policise
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. E., 40 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. L., 71 vjeçe, përkatësisht me detyrë administrator dhe përgjegjese e një grupi pune, në një firmë ndërtimi, pasi dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ka rënë nga skela, gjatë rikonstruktimit të një objekti, punonjësi i firmës, shtetasi Z. V., 61 vjeç. Si pasojë, 61vjeçari është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve.
The post Punonjësi ra nga skela, procedohet administratorja e firmës së ndërtimit në Tiranë appeared first on GIJOTINA.