PS transformon në 2 vite Kadastrën në një shërbim dixhital

2 Min Read

Më tej, Kryeministri është ndalur dhe tek procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, për të cilën ka thënë se jemi më afër pasi i kemi bërë detyrat.

“BE nuk bën dhurata dhe nuk bën politikë në këtë proces, por bën vetëm hesape, pastaj vjen politika. Politika përdoret për të penguar, jo për të nxitur dhe afruar. Kur i ke bërë detyrat dhe nuk ju vjen atyre përshtat, thonë nuk i ke bërë mirë dhe të lënë të presin. Ne jemi më afër se Ukraina se kemi bërë detyrat. Sot flitet më shumë për korrupsionin sepse është e analizuar se kur një vend dhe një shoqëri angazhohen në luftën kundër korrupsionit, rritet perceptimi i korrupsionit dhe e dyta, rezultatet objektive që arrihen mbulohen nga një zhurmë shumë e madhe. Nëse ka korrupsion, ku ka korrupsion? Korrupsion ka në garat për fondet, në tenderat. Ajo është një nga zonat më të prekura nga korrupsioni sepse bëhet fjalë për shpërndarjen e parasë. Shqipëria është e para në klasifikimin e prokurimeve publike në rajon. Kemi qenë ibret. Ku është tjetër? Është tek të gjitha ato radha për një certifikatë. Paguni Lekë për një certifikatë. Nuk ekzistojnë më të gjitha këto”, deklaroi Kryeministri Rama.

Share This Article
Leave a Comment