Milot Rashica, protagonist te goli i fitores së Besiktas

1 Min Read

Milot Rashica ka asistuar sot në Turqi, ndërsa Beshiktash fitoi me rezultatin 1-2 përballë Antaljaspor.

Sulmuesi shqiptar dha pasimin vendimtar, të cilin Rafa Silva e ktheu në golin e triumfit.

Sfida ishte e vlefshme për raundin e tretë në Kupën e Turqisë. Rashica u aktivizua pikërisht me fillimin e pjesës së dytë.

Ernest Muçi nuk ishte i grumbulluar me skuadrën. Lojtari i përfaqësueses kuqezi po rikuperohet nga një dëmtim i pësuar së fundmi.

Share This Article
Leave a Comment