TIRANË- Prokuroria e Posaçme e SPAK ka lëshuar 20 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor në Kamëz. Raportohet se ndaj të dyshuarve janë vendosur masa sigurie arrest me burg dhe arrest në shtëpi.
Masat e sigurisë dyshohet se kanë ardhur pasi 20 personat janë përfshirë në tendera të ndryshëm. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK se kush janë personat ndaj të cilëve janë lëshuar masat e sigurisë.