Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar Reformën në Drejtësi, duke thënë se drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve dhe ky është zotimi ynë.
“Tani është koha të hedhim në Lanë regjimin kukull të Sorosit, siç e hodhën në Vardar qytetarët e Maqedonisë së Veriut edhe kur Sorosi drejtonte SHBA dhe Departamentin e Blinkenit”, shprehet Meta.