EMRI/ Vrasja e 67-vjeçarit Dod Mamli në Kurbin, arrestohet autori |

1 Min Read

Është arrestuar autori i vrasjes së 67-vjeçarin Dod Mamli ditën e djeshme në fshatin Vilëz të Kurbinit.

Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Dashnor Tota, i cili sipas policisë në momentin e kapjes, i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin.

Dyshohet se shkak i krimit të rëndë, është motivi i pronësisë.

Dyshohet se vrau me armë zjari, një 67-vjeçar, dje, në fshatin Vilëz, si rezultat i kontrolleve intensive nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari.

Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e fshatit ku ndodhi ngjarja dhe në zonat përreth. Si rezultat, mesditën e sotme, është lokalizuar në fshatin Vilëz, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi: D. T., 53 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

Në momentin e kapjes nga Policia, këtij shtetasi i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin D. M., për motive pronësie”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa policia thekson se vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment