Synohet një e ardhme bujqësore më e efektshme, më e qëndrueshme dhe më e përparuar teknologjikisht –

2 Min Read

Kina ka përsëritur angazhimin e saj për përparimin e teknologjisë bujqësore me publikimin e “dokumentit qendror nr. 1” më të fundit të dielën, duke theksuar kërkimin në bashkëpunim, arritjet teknologjike dhe gjetjen e zgjidhjeve të përparuara bujqësore.

Dokumenti vë në dukje rolin e risive teknologjike në optimizimin e faktorëve të prodhimit, krijimin e sipërmarrjeve udhëheqëse bujqësore dhe forcimin e platformeve kyçe të kërkimit, të tilla si “Silicon Valley Nanfan”, një bazë kultivimi në Kinën Jugore.

“Nanfan”, që fjalë për fjalë do të thotë “kultivim në jug”, quhet një praktikë e kultivimit të kulturave që përfiton nga klima e ngrohtë e dimrit dhe e pranverës në ishullin Hainan dhe rajone të tjera jugore të Kinës.

Synimi është që kjo bazë të bëhet një qendër për risitë në fushën e kultivimit në nivel kombëtar deri në vitin 2030, duke ofruar kërkime shkencore, prodhim, shitje, shkëmbime shkencore dhe transferim arritjesh.

Dokumenti nënvizon gjithashtu nxitjen e kultivimit biologjik, prodhimin e makinerive bujqësore të nivelit të lartë dhe bujqësinë e zgjuar, duke përfshirë inteligjencën artificiale (AI), të dhënat dhe të ashtuquajturat teknologjitë e lartësisë së ulët.

Vitin e kaluar, inventari kombëtar i makinerive bujqësore arriti mbi 200 milionë njësi, ndërsa pajisjet që përdorin sistemin e navigimit satelitor të Kinës “BeiDou” i kaluan 2.2 milionë njësitë. Norma e përgjithshme e mekanizimit për mbjelljen, kultivimin dhe mbledhjen e kulturave u rrit në më shumë se 74 %, me kultivimin e tre drithërave bazë që tashmë kryesisht është mekanizuar, njoftoi dhjetorin e kaluar Grupi Mediatik i Kinës.

Me këto nisma strategjike, Kina po krijin terrenin për një të ardhme bujqësore më të efektshme, më të qëndrueshme dhe më të përparuar teknologjikisht.

Share This Article
Leave a Comment