Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022 dhe presidenti rus Vladimir Putin priste të pushtonte të gjithë vendin brenda pak ditësh, por ajo që ndodhi në vend të kësaj ishin tri vjet luftime intensive falë qëndresës së armatosur ukrainase me ndihma që vinin nga aleatët perëndimorë.
Agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës u dënua menjëherë nga SHBA e Evropa duke vendosur sanksione ndaj Moskës.
Në fillim të luftës në shkurt 2022, Ukraina mbajti trupat ruse larg kryeqytetit Kiev, dhe më vonë siguroi fitore në pjesë të rajoneve verilindore Kharkiv dhe Khersoni jugor. Por ajo gjithashtu pësoi humbje të mëdha në zonat lindore rreth Donetsk dhe Bakhmut.
Për tri vjet luftë miliona ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre, qoftë në pjesë të tjera të Ukrainës apo në vende të tjera.
Pak më shumë se 6.3 milionë refugjatë ukrainas jetojnë në Evropë, duke përfshirë rreth 1.2 milion në Gjermani, gati 1 milion në Poloni dhe 390 mijë në Çeki, sipas të dhënave deri në fund të vitit