Rama pas zgjedhjeve do të shkojë të flasë në një vend tjetër

1 Min Read

Berisha ka deklaruar se i beson të gjitha dëshmitë e Ahmetaj kundër Ramës, pasi ky i fundit nuk i kundërshtoi asnjëherë ato.

Çdo popull do derdhej në rrugë me ato dëshmi që bëri Arben Ahmetaj. Rama nuk ka kundërshtuar asnjë të vetme, as atë që ia ka imponuar Erion Veliaj firmën për djegësin e Tiranës. Unë e besoj plotësisht atë dhe prandaj Veliaj po i çon çdo ditë habere nga qelia.

A ndikoi burgosja e Ervin Salianjit? Po ndikoi sepse Edi Rama tregoi se mund të arrestonte këdo.

Por ndikoi edhe nga ana tjetër, dhe ja ku janë shpërthimet, janë shpërthime kundër diktaturës.

Edi Rama po flet me veten dhe pas zgjedhjeve do të shkojë të flasë edhe në një vend tjetër.

Njëherë i ra tavolinës me grushte por mund t’i bjerë edhe me kokë, por po i ra me kokë, ai është edhe i konsumuar dhe s’dihet a ngrihet më“, tha Berisha në Syri TV.

Share This Article
Leave a Comment