Gjendja kritike klinike e Papa Françeskut po tregon përmirësim të lehtë, sipas një deklarate të fundit mjekësore.
“Për shkak të kompleksitetit të pamjes klinike, mjekët mbeten të kujdesshëm në lidhje me diagnozën e tij”, tha Zyra e Shtypit e Vatikanit në një deklaratë.
Sipas këtij njoftimi, Papa nuk ka pasur episode të krizës respiratore astmatike të hënën dhe disa teste laboratorike janë përmirësuar.
“Oksigjenoterapia vazhdon, edhe pse me prurje pak të reduktuara dhe përqindje oksigjeni”, shtohet.
Papa u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt pasi pati probleme me frymëmarrjen për disa ditë dhe më pas u diagnostikua me pneumoni në të dy mushkëritë. Pneumonia e dyfishtë është një infeksion serioz që mund të inflamojë dhe dëmtojë të dy mushkëritë, duke e bërë të vështirë frymëmarrjen. Vatikani e ka përshkruar infeksionin e Papës si kompleks dhe se është shkaktuar nga dy ose më shumë mikroorganizma.