Ndërron jetë Anila Ndoka, u qëllua me plumb në kokë nga partneri i saj |

2 Min Read

Anila Ndoka (Prendushi), e cila u qëllua me plumb në kokë nga bashkëjetuesi i saj Kolë Manaj, ka ndërruar jetë pas 6 ditësh në spital.

Nëna e 3 fëmijëve u qëllua me armë zjarri nga partneri i saj, pas një debati mes tyre në makinë, ngjarje e ndodhur në lagjen ‘Mark Lula’ paraditen e 18 Shkurtit.

Pasi qëlloi me plumb në kokë Anila Ndokë, Kolë Manaj i dha fund jetës duke u vetëvrarë.

44-vjeçarja u dërgua në spital në gjendje shumë të rëndë, por nuk arriti që të mbijetojë duke u ndarë nga jeta ditën e sotme.

Krimi dyshohet të ketë ndodhur për shkak të refuzimit të 34-vjeçarit që të largohej prej partneres së tij, me të cilën mësohet se kishte nisur bashkëjetesën 5 vjet më parë.

Më 18 shkurt, 34-vjeçari Manaj, pasi qëlloi me plumb në kokë 44-vjeçaren, i dha fund jetës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula”, brenda automjetit të Manaj, fare pranë vendit të punës së Anilës.

Mes çiftit kishte pasur një debat e më pas Kolë Manaj e ka qëlluar gruan me plumb në kokë dhe duke menduar se e ka lënë të vdekur, është vetëvrarë. Policia ka gjetur brenda automjetit armën e krimit tip pistoletë.

Çifti kishte 5 vite që bashkëjetonte, pasi më herët Anila Ndoka ishte ndarë nga bashkëshorti, nga martesa me të cilin kishte 3 fëmijë. Në rrjetet sociale marrëdhënia e tyre dukej e shëndoshë dhe pa asnjë problem.

Anila Ndoka ishte punonjëse sociale e qendrës komunitare nr 5, në Shkodër, ndërsa 34 vjeçari sipas dëshmive të banorëve të zonës, disa herë ka punuar me një kamionçinë në rrugën e Dukagjinit, por pa një punë fikse

Share This Article
Leave a Comment