Mori pjesë në bisedimet për statusin e Kosovës, ndërron jetë diplomati amerikan

1 Min Read

Diplomati amrikan Frank G. Wisner, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në New York. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij David Wisner. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se shkaku i vdekjes së babait të tij ishte kanceri në mushkëri.

Ambasadori gjithashtu ka marrë pjesë edhe në bisedimet për statusin e Kosovës. Ai drejtoi ambasadat e SHBA-së në mbarë botën dhe e shijoi rolin, duke sjellë një stil të përbashkët në promovimin e interesave amerikane. Po ashtu Frank G. Wisnemer pati një përplasje me Shtëpinë e Bardhë kur Obama ishte president.

Gjatë dekadave si anëtar i elitës së politikës, Wisner drejtoi ambasadat në Zambia, Egjipt, Filipine dhe Indi, mbajti poste të larta si nën administratën republikane ashtu edhe atë demokratike dhe ishte i lidhur me iniciativat që sollën ndryshime në rajone të ndryshme si Afrika e Jugut dhe Ballkani.

Share This Article
Leave a Comment